Sport Shqiptar

Zyrtarizimi afër, Ermal Krasniqi po i kryen testet mjekësore te Cluj

Ermal Krasniqi raportohet se është duke kryer testet mjekësore te Cluji në Rumani.

Transferimi i Krasniqit te skuadra rumune është konfirmuar edhe nga Transfermarkt.

Ballkani do të përfitojë rreth 300 mijë euro nga transferimi i Krasniqit te skuadra e Clujit.

Ylli kosovar e bindi skuadrën rumune me cilësitë e tij në dy ndeshjet e Conference League.

/Shqip.com