Rozë Ndërkombëtar

Zyrtarisht, ky person është mbreti i ri i TikTok

Tik Tok

Komediani Khaby Lame është bërë mbret i TikTok – gjithçka pa thënë asnjë fjalë.

Me më shumë se 142.9 milionë ndjekës, Lame ka rrëzuar nga froni kërcimtarin adoleshent dhe krijuesin e përmbajtjes Charli D’Amelio për t’u bërë personi më i ndjekur në platformë.

Lame ka lindur në Senegal dhe familja e tij u shpërngul kur ai ishte njëvjeçar në Chivasso të Italisë. Ai e hapi kanalin në TikTok në mars të vitit 2020 dhe asokohe ndau videon e tij të parë komike, pasi u pushua nga puna në fabrikë në ditët e para të pandemisë së coronavirusit, shkruan CNN.

Videot komike të 22-vjeçarit kanë fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe ai është bërë një nga krijuesit më të njohur dhe më të dashur të përmbajtjes TikTok në botë.

Mimika e fytyrës dhe gjuha e trupit të Lame (videot e tij zakonisht nuk përfshijnë dialog) kanë lejuar që përmbajtja të jetë tërheqëse në të gjithë botën dhe ai ka zhvilluar një specialitet të videoreagimit dhe mashtrimet absurde.

“Që nga fëmijëria, kam qenë i apasionuar pas argëtimit dhe për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe i jam mirënjohës TikTokut që më ofroi një skenë globale për të ndarë pasionin tim me pjesën tjetër të botës”, kishte deklaruar Lame në gusht të vitit 2021, kur kaloi 100 milionë ndjekës.

Siç ka thënë vet, frymëzimet për videot e tij përfshinin serinë komike “Prince of Bel Air” dhe Will Smith, pastaj Eddie Murphy, aktori francez Omar Sy dhe filmat vizatimor./SHQIP.com