Lajme

Zyrtari i lartë amerikan i kërkon Kurtit ta pranojë urgjentisht planin franko-gjerman

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka thënë se nëse Kosova dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Serbië, duhet ta pranojë planin franko-gjerman.

Ai përmes Twitterit ka njoftuar se gjatë ditës ka pasur një bisedë me kryeministrin Kurti, ku është diskutuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e Dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”, ka thënë Chollet.

Po ashtu, këshilltari amerikan ka theksuar se është synim i përbashkët, është avancimi euroatlantik i Kosovës.

“Sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Kujtojmë se, para disa javësh, Chollet ka qenë për vizitë në Kosovë dhe Serbi, ku ka zhvilluar takime me krerët institucional të dyja shteteve.

Ndërsa presioni për arritjen e një marrëveshje finale vjen e duke u shtuar, në Kosovë javën e kaluar kanë qëndruar pesë emisarë të huaj, ku mbajtën një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Kurti.

/Shqip.com