Lajme

Zyrtari i AQP-së kapet në flagrancë duke i marrë ryshfet 8 mijë euro

Ilustrim

Një zyrtar i Agjencionit Qendror të Prokurimit në Prishtinë përfundoi në pranga, pasi mori 8 mijë euro ryshfet nga një kompani private.

Pikërisht, siç njofton Policia, një përfaqësues i kësaj kompanie është ankuar për zyrtarin.

Ai i kishte kërkuar ryshfet që kompania e tij ta fitojë tenderin.

Lexo edhe:
Vela: Presidentja s’ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve, por ka ftuar takim konsulativ

“Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar”, thuhet në raportin njëzetekatër orësh.

Drejtësia s’ka mbaruar me kaq, janë intervistuar tre të dyshuar.

Prokurori vendosi që dy prej tyre të dërgohen në mbajtje.

Ndërsa, tjetri është liruar me procedurë të rregullt. /Shqip.com