Lajme

Zyrtarët policorë me Ligjin e Pagave, nuk marrin 3 pagat përcjellëse pas pensionimit

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Me Ligjin e ri të Pagave që ka hyrë në fuqi me 5 shkurt të vitit 2023, është shfuqizuar neni 39 i paragrafit 3, ku thuhet se “personeli policor që arrin moshën e pensionimit, gëzon të drejtën e marrjes së tri pagave mujore në vlerën e pagës së fundit”.

Mbi 8500 policë të uniformuar sigurojnë të tjerët por vetë gjenden përballë rrezikut.

E me ligjin e ri të pagave i cili hyri në fuqi më 5 shkurt të vitit 2023, ani pse nuk morën shtesat për dy muaj radhazi ku iu përllogaritej rreziku në pune, zyrtarët policorë tashmë nuk do t’i marrin edhe beneficionet e vetme që i kanë.

Duke u bazuar në udhëzimin administrativ nr.01/2021 neni 39 paragrafi 3 thuhet se “personeli policorë që arrin moshën e pensionimit, gëzon të drejtën e marrjes së tri pagave mujore në vlerën e pagës së fundit”.

Përveç shfuqizimit të pagës përcjellëse pas pensionimit, ligji i ri i pagave nuk parasheh edhe ndihmesën për familjarët e zyrtareve policorë të cilët kanë marrë në rast të vdekjes së anëtarit të familjes.

/Shqip.com