Sport Shqiptar

Zyrtare: Zbulohet futbollisti i radhës që ftohet nga Shqipëria për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë luan në fund të marsit me Poloninë
Kombëtarja e Shqipërisë luan në fund të marsit me Poloninë

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi po kalon formë të jashtëzakonshme në Poloni te Legia e Varshavs.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në udhëtim me Poloninë dhe ditën e nesërme do të publikohet lista e “kuqezinjve”.

Megjithatë deri tani është zbuluar nga vetë klubi ardhja e Taulant Seferit dhe së fundmi e Ernest Muçit, teksa lajmi publikohet nga klubi polak, shkruan Shqip.com.

Lojtari i Legias i njeh më mirë se kushdo tjetër kundërshtarët dhe vetë ambientin.

Ernest Muçi është thirrur nga përzgjedhësi Sylvinho për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Evropianit, ndërsa ky lojtar ka hasur jo pak vështirësi me Rejën më parë.

/Shqip.com