Sport Shqiptar

Zyrtare: Will Daniels transferohet te Trepça

Will Daniels është përforcimi më i ri i KB Trepçës. Amerikani që luan në pozitën e krah-qendrës, të martën e ka zyrtarizuar Danielsin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të këtij sezoni.

Basketbollisti 202 centimetra, e zëvendëson te Trepça amerikanin tjetër Cadarian Raines, i cili ditë më parë u largua nga klubi.

Daniels ka një karrierë të pasur dhe përvojë të madhe, ndërsa së fundmi ka luajtur të Uruguai, te skuadra e Nacionalit me një mesatare prej 25 pikëve për ndeshje.

Lajmi konfirmohet nga klubi mitrovicas.

Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe në Turqi, Rusi, Porto Riko, Meksikë, Liban, Letoni, Kore të Jugut, Izrael, Greqi, Gjermani e Francë.

/Shqip.com