Sport Shqiptar

Zyrtare: Vëllaznimi e transferon yllin e Rahovecit

Gjatë ditës së djeshme FBK bëri të ditur se është hapur afati kalimtar i basketbollistëve.

Dhe zyrtarizimi i parë brenda afatit nuk vonoi. Njëra ndër ekipet simpatike të Superligës që befasoi disa skuadra të forta këtë stinor, Vëllaznimi, ka bërë lajmin e parë brenda afatit kalimtar.

Basketbollisti i deridjeshëm i Rahovecit, Jahii Carson, është lojtari më i ri i Vëllaznimit.

Në një njoftim të lëshuar sonte, KB Vëllaznimi ka bërë të ditur se ka angazhuar lojtarin e Rahovecit në ekip, ndërsa ka shkruar shkurt: “Mirë se vjen në familjen tonë Jahii Carson”, përcjell Shqip.com.

Carson, që ka qenë ndër liderët e Rahovecit këtë stinor, është 178-centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e organizatorit.

Ai është 30-vjeçar dhe këtë stinor te Rahoveci ka pasur mesatare impresive prej 14.9 pikëve, 5.8 asistimeve dhe 3.4 kërcimeve për ndeshje.

/Shqip.com