Sport Shqiptar

Zyrtare: Vëllaznimi bëhet me trajner të ri

KF Vëllaznimi

Vëllaznimi i Gjakovës është bërë me trajner të ri pas largimit të Arsim Gojanit.

“Timoner” i ri i skuadrës është emëruar Megzon Viskova.

Lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga klubi “kuqezi” përmes rrjeteve sociale, përcjell Shqip.com.

Visoka së fundmi ka qenë trajner i Flamurtarit të Prishtinës në Ligën e Parë.

Vëllaznimi pas javës së 19-të në Ligën e Parë (Grupi A) ndodhet në pozitën e fundit në tabelës me 3 pikë të tubuara, 17 më pak se A & N që ndodhet e parafundit.

/Shqip.com