Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Valmir Veliu huazohet te Istanbulspor

Valmir Veliu është zyrtarizuar të enjten te skuadra elitare e Turqisë, Istanbulspor.

Veliu është huazuar deri në fund të sezonit nga skuadra e Gaziantepit, e cila ditë më parë është tërhequr nga garat në elitën e futbollit turk për shkak të tërmetit, i cili në fillim të javës së shkuar goditi Turqinë.

22-vjeçari do të jetë ndihmë shtesë për Istanbulsporin, ekip që këtë edicion po lufton për ta siguruar mbijetesën në Superligë.

Veliu para fillimit të këtij sezoni u transferua te Gaziantepi nga skuadra e Llapit.

Në 19 ndeshje të luajtura me fanellën e Gaziantepit, Veliu ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Ai ka kontratë me Gaziantepin deri në verën e vitit 2025.

Veliu verën e vitit të kaluar nga Llapi u transferua në Gaziantep.

/Shqip.com