Sport Shqiptar

ZYRTARE: U licencua si trajner, MC Kresha nis punën te skuadra kosovare

Kreshnik Fazliu, i njohur nga të gjithë me emrin e artit si MC Kresha i ka hyrë botës së sportit edhe një herë tjetër.

I licencuar vetëm pak kohë më parë në FSHF si trajner me licencën C, këngëtari i njohur ka nisur menjëherë nga puna.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës së “Phoenix” në Kosovë.

Këngëtari do të ketë rolin e menaxherit të përgjithshëm të klubit, si edhe do të jetë pjesë e stafit teknik. Pasionin e tij për futbollin, Kresha e ka shprehur shpesh herë duke qenë edhe një tifoz i deklaruar i Liverpulit teksa në rininë e tij ka provuar të jetë edhe futbollist.

Këngëtari nga Mitrovica ka qenë portieri i Trepçës për disa kohë por futbolli duket se nuk ka qenë specialiteti i tij. Tashmë, MC Kresha do të provojë të lërë gjurmë në futbollin shqiptar si pjesë e stafit teknik të klubit nga Istogu.

/Shqip.com