Sport Shqiptar

Zyrtare: Trajneri Sedat Pajaziti i bashkohet klubit kosovar

KF Kika njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Sedat Pajaziti që ta drejtoj klubin tonë në pozitën e kryetrajnerit për sezonin pranveror.

Sedat Pajaziti vjen në klubin tonë si kryetrajner pas një përvojë shumë vjeçare në shume klube të njohura kosovare.

“KF Kika i uron mirë se ardhje shefit të ri të shtabit teknik dhe i dëshiron suksese në sezonin pranveror me klubin tonë në Ligën e Parë Po ashtu KF Kika gjatë ditëve në vijim do t’iu njoftojë për sjelljet e reja në klub”, shkruhet në njoftimin e klubit, përcjell Shqip.com.

Kika garon në Ligën e Parë. Pajaziti në Kosovë e ka drejtuar Dritën, Drenicën, Gjilanin, Vëallznimin dhe KEK-un.

/Shqip.com