Zyrtare: Ten Hag trajneri i ri në “Teatrin e Ëndrrave”

Manchester United e ka konfirmuar ardhjen e Erik ten Hag si trajner të ri në “Teatrin e Ëndrrave”.
Është një nga trajnerët më modern në stilin e lojës që e aplikon.
Një trashëgimtar i filozofisë së Johan Cruyff, holandezi Erik ten Hag ka bërë Ajaxin një nga klubet me futbollin më të mirë në Evropë dhe jo vetëm.
Ai do t’i bashkohet Manchester Unitedit në fund të sezonit dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar vet skuadra e Manchesterit.
🇳🇱👔
The new First-Team Manager of Manchester United: Erik ten Hag.#MUFC || #WelcomeErik
— Manchester United (@ManUtd) April 21, 2022
Tekniku holandez erdhi në dhjetor të vitit 2017 në stolin e Ajaxit dhe deri më tani ka zhvilluar 209 ndeshje.
Kurse, këtë edicion në Eredivisie skuadra e tij në 29 paraqitje me 23 fitore, tri barazime dhe tri humbje.
Kujtojmë që nga Shkarkimi i Solskjaer, klubin e ka udhëhequr Ralf Rangnick./Shqip.com