Suarez do largohet nga Atletico Madrid
Publikuar:
(15.05.2022 19:07:59)

Shumë ndeshje i shikoi nga stoli. Gjë që nuk i kishte ndodhur në të kaluarën.
Por, tashmë gjithçka ka një shpjegim: Luis Suarez do të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, i cili po ashtu raporton se prioritet i Suarezit është të vazhdoj të luaj në Evropë.
Sulmuesi uruguaian së bashku me “Los Colchoneros” e fitoi La Ligan, teksa kontribuoi me 21 gola.
Ndërsa, në këtë kampionat ai shënoi vetëm 11-të gola dhe asistoi dy herë.
Fakti që është fitues i dy Këpucave të Arta – në epokën e Messit dhe Ronaldos, është një tatuazh i pashlyeshëm se çfarë sulmuesi është ai.
“El Pistolero” tashmë është 35 vjeçar, teksa mbetet të shihet se ku do jetë destenacioni i ardhshëm i tij./Shqip.com