Sport Shqiptar

Zyrtare: Stivi Frashëri largohet nga Ballkani

Portieri nga Shqipëria, Stivi Frashëri, nuk do të jetë më gardian i portës kampionit të Kosovës në futboll Ballkanit.

Portieri nga Shqipëria ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka për dy sezona, ku arriti të shpallej dy herë kampion i Superligës.

Frashëri po ashtu ishte edhe pjesë e ekspeditës së ekipit të udhëhequr nga Ilir Daja, ku arriti të kualifikohet edhe në fazën grupore të UEFA Conference League.

“Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shqip.com ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht për këtë lajm.

/Shqip.com