Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Sterling largohet nga City

Raheem Sterling

Në “Etihad Stadium” kishte zbarkuar shtatë vite më parë – për të fituar trofe.

Dhe – sot u largua si kampion.

Raheem Sterling edhe zyrtarisht është larguar nga Manchester City.

Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti në fjalë përmes një postimi në Instagram.

Ndëra të tjera, ai ka shkruar se “mbërrita në Mançester një 20-vjeçar, sot largohem si burrë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund. Ka qenë një nder të vesh fanellën e Manchester Cityt”.

Këmbëshpejti zhvilloi 30 ndeshje në sezonin e fundit, teksa regjistroi 13-të gola dhe pesë asistime.

Ndër të tjera, ai ka fituar katër herë Premierligën – nën urdhërat e Pep Guardiolës.

Skuadra e tij e ardhshme do të jetë Chelsea – pasi ka ditë që ka arritur marrëveshje. /Shqip.com

Letra e tij përshëndetëse – e plotë:

Për stafin stërvitor që ka luajtur një rol masiv në zhvillimin tim gjatë viteve, për shokët e mi të skuadrës që janë bërë më shumë se ata me të cilët ndaj një fushë, për stafin e dhomës së pasme, për stafin e zyrës, për tifozët që kanë mbështetur pa u lodhur ekipin, dhe për të gjithë të përfshirë në Manchester City, respekti im për ju nuk mund të jetë më i madh.

Çfarë udhëtimi ka qenë.

Unë jam mirënjohës për uljet dhe ngritjet. Pasi janë rënia ato që ndonjëherë kanë testuar forcën dhe vendosmërinë time dhe më kanë mundësuar të qëndroj këtu përballë jush si versioni më i mirë i mundshëm i vetes time.

Mbërrita në Mançester një 20-vjeçar, sot largohem si burrë.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund. Ka qenë një nder të vesh fanellën e Manchester Cityt.