Sport Shqiptar

Zyrtare: Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut largon trajnerin

FOTO: FC Shkupi
FOTO: FC Shkupi

Trajneri Goce Sedlloski nuk do të jetë më trajner i FC Shkupit.

Drejtuesit e kampionëve në fuqi kanë shkarkuar teknikun me të cilin Shkupi fitoi titullin kampion pas 20 viteve dhe luajti deri në play off të Ligës së Konferencës gjatë verës.

“Pas takimit që kishim me trajnerin Goce, kemi vendosur që “të ndajmë rrugët për momentin”. Kjo ndarje erdhi me marrëveshje të përbashkët me trajnerin tonë, i cili mendon se klubi ka nevojë pë “gjak të ri” dhe një transformim i këtillë do të jetë më i dobishëm për ekipin”, thuhet në njoftimin e FC Shkupit.

Kujtojmë se Sedlloski u largua nga Çairi edhe njëherë më parë në fillim të këtij sezoni, ndërsa u rikthye sërish për të vazhduar punën.

Shkupi për momentin mban pozitën e dytë me 42 pikë, katër më pak se Struga Trim Lum që kryeson tabelën

/Shqip.com