Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Skuadra e madhe spanjolle ia vazhdon kontratën trajnerit

Sevilla e ka shpërblyer trajnerin bask, Jose Luis Mendilibar, me një kontratë të re, pasi i udhëhoqi ata drejt lavdisë së Ligës së Evropës për herë të shtatë.

Mendilibar mbërriti në klubin e Sevillas vetëm dy pikë mbi zonën e rënies dhe u ngarkua të sigurohej që ata të mos bien nga kategoria.

Sevilla ia doli këtë dhe më shumë, duke siguruar mbijetesën disa ndeshja para mbylljes së sezonit dhe më pas eliminoi klube si Manchester United, Juventus dhe më pas Romën në finalen e Ligës së Evropës.

Trajneri i Sevillas, Mendilibar pas triumfit: Morëm trofeun, na dhanë medaljet – por nuk e besoj akoma

Kjo bëri që drejtuesit e klubit nga Andaluzia të vendosin rinovimin e kontratës për trajnerin Mendilibar.

“Jose Luis Mendilibar rinovohet si trajner i Sevillas deri në qershor të 2024”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Marrëveshja e tij e re do të zgjasë vetëm për një sezon më shumë, megjithëse zëvendës-presidenti Jose Maria del Nido Carrasco ka thënë se kohëzgjatja e kontratës i takonte vetë Mendilibarit.

Edhe me suksesin e tyre të pamundur dhe aspektin e rëndësishëm financiar të rikthimit në Ligën e Kampionëve, mund të jetë ende një verë intensive në Nervion.

Drejtori sportiv Monchi thuhet se po mendon të largohet nga klubi dhe ekziston një ndjenjë e përgjithshme se skuadrës së Sevillas i duhet ende shumë punë.

/Shqip.com