Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Liverpool-Chelsea

Premier League

Tashmë është edhe zyrtare: Ndeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat është shtyrë për shkak të vdekjes së Mbretëershes, Elisabeth II.

Ndeshja e cila ishte planifikuar të zhvillohej pasditën e së dielës – tashmë është shtyer për një datë të pa caktuar.

Lajmi është bërë i ditur në website-n zyrtar të Premierligës.

Teksa, “The Reds” kanë njoftuar se tifozët të cilët kanë blerë bileta do të kontakohen drejtëpërdrejtë – për informacionet tjera.

Për të njëjtën arsye është shtyrë komplet xhiro e gjashtë e elitës së futbollit anglez – që ishte planifikuar të mbahej në fundjavën e kaluar.

Teksa – fatin e njëjtë e ka pasur edhe takimi Arsenal-PSV – që ishte planifikuar të mbahej të enjten, në kuadër të fazës së grupeve në Europaligë./Shqip.com