Sport Shqiptar

Zyrtare: Shtyhet edhe një tjetër ndeshje e Ballkanit

Sfida e Kupës së Kosovës mes Phoenix dhe Ballkanit është shtyrë, shkruan Shqip.com.

Ballkani ka njoftuar se ndeshja e 1/16-tës së finales e cila ishte paraparë të zhvillohet të mërkurën (nesër) është shtyrë për datën 24 nëntor.

Ky vendim ka ardhur për shkak të grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës të katër futbollistëve të Ballkanit për miqësoret e muajit nëntor.

“Ndeshja kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor është shtyrë për 24 nëntor pasiqë kombëtarja e Kosovës i ka grumbulluar 4 lojtarë të skuadrës sonë, për miqësoret që do zhvillohen në këtë muaj. Pra më 24 nëntor me fillim nga ora 12:00 në stadiumin sintetik në Vitomiricë do jemi musafir të ekipit Phoenix”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ballkanit i janë shtyrë edhe tre ndeshje në Superligë për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës.

Kujtojmë se ndeshja tjetër e Kupës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Prishtinës është anuluar, me kryeqytetasit që kanë kaluar tutje pas vendimit të ekipit gjakovar për t’u tërhequr nga gara për shkak të gjendjes së rëndë financiare.

/Shqip.com