Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Shqipëria i dërgon ftesë futbollisti që po shkëlqen në Ukrainë

Futbollisti Taulant Seferi është përzgjedhur nga përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë Sylvinho për të qenë pjesë e ekipit në ndeshjen e parë ndaj Polonisë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Pas performancave të shkëlqyera me Vorskla Poltavën, ish-sulmuesi i Tiranës do të ftohet sërish në Kombëtare ku do të ndihmojë kuqezinjtë të arrijnë objektivin e kualifikimit.

Lajmi konfirmohet nga faqja e Vorskla Poltavës, shkruan Shqip.com.

Seferi i ka shënuar gjashtë gola në këtë edicion.

/Shqip.com