Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Sergio Ramos i jep fund karrierës me Spanjën

FOTO: Reuters
FOTO: Reuters

Një ndër mbrojtësit më të mirë në dekadën e fundit në futboll, Sergio Ramos i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Spanjës.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit të enjten nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se po tërhiqet nga Përfaqësuesja e Spanjës, shkruan Shqip.com.

Ramos ka lënë të kuptohet se e ka marrë këtë vendim, pasi selektori i ri i Spanjës, Luis de la Fuente i ka bërë me dije se nuk është në planet e tij.

36-vjeçari është rekordmen sa i përket paraqitjeve të Spanja, duke regjistruar 180 ndeshje.

Ai ka debutuar me Spanjën në vitin 2005, ndërsa ka fituar një titull bote dhe dy tituj të Evropës.

/Shqip.com