Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Senegali konfirmon mungesën e Sadio Manes në Botëror

Tashmë është zyrtare. Sadio Mane nuk do të mund të jetë pjesë e Kampionatit Botërorit.

Ylli Bayernit, Sadio Mane, do t’i mungojë Kombëtares së Senegalit në Botërorin e Katarit 2022.

Mane u lëndua në sfidën kundër Werder Bremenit në më pak se dy javë para se të fillonte Botërori.

Vetë zyrtarët e kombëtares e konfirmuan mungesën e Manes gjatë një konference për shtyp që zhvilluan.

Fillimisht u grumbullua nga përzgjedhësi i kombëtares senegaleze, por edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet për ta rikuperuar në kohë rekord, ai nuk ia doli.

/Shqip.com