Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Ruud van Nistelrooy largohet nga PSV-ja

Getty Images
Getty Images

Ruud van Nistelrooy largohet nga PSV-ja pas vetëm një sezoni. Pavarësisht vendit të dytë në renditje dhe triumfit në Kupën e Holandës, aventura e Ruud van Nistelrooy në stolin e PSV-së mori fund pas vetëm një sezoni.

Është vetë klubi i Eindhoven-it që e bën të ditur vendimin e marrë nga trajneri holandez.

Para se ky vendim të bëhej publik në mediet holandeze u raportua për probleme mes klubit dhe teknikut.

Ende nuk dihen arsyet e vërteta që çuan nëndarjes mes PSV-së dhe Ruud van Nistelrooy.

/Shqip.com