Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Rudiger do largohet nga Chelsea

Antonio Rudiger

Dilemave i erdhi fundit.

Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea.

Këtë e ka konfirmuar trajneri, Thomas Tuchel pas fitores së sotme – ndaj West Ham United.

“Ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më njoftoi në një bisedë private. Ne dhamë gjithçka, por nuk mundëm të luftonim më për shkak të veprimeve”.

Rudiger nuk e gjeti gjuhën e përbashkët për të vazhduar me kampionët e Evropës – teksa edhe situata e krijuar nga largimi i Roman Abromovich i komplikoi gjërat.

Shtatgjati po kalon në formë jetësore – që kur Tuchel e mori drejtimin e Chelseat.

Së bashku me Thiago Silvan janë bërë një tandem i pazëvendësueshëm dhe është një nga pikat më të forta të londinezëve.

Këtë sezonë, ai ka zhvilluar 28-të paraqitje në Premierligë dhe nnëntë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar tri gola.

Trevoh Chalobah praises Antonio Rudiger & Thiago Silva amid Chelsea  contract uncertainty - Sports Illustrated Chelsea FC News, Analysis and More
Silva dhe Rudiger

29 vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2017, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur për Romën dhe Stuttgartin.

E ardhmja e tij mund të jetë në Spanjë – te Real Madrid, pasi “mbretërit” kanë treguar interesim për të që një kohë të gjatë./Shqip.com