Sport Shqiptar

Zyrtare: Roma e vazhdon kontratën me mesfushorin Cristante

Mesfushori i Romës, Bryan Cristante ka nënshkruar kontratë të re deri në qershor të vitit 2027.

Roma e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me anë të një komunikate zyrtare këtë të hëne.

“Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Bryan Cristante ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor të vitit 2027”, thuhet në njoftim.

“Roma është bërë familja ime e dytë”, është shprehur Cristante.

“Doja që të nënshkruaja një kontratë të re dhe jam shumë i lumtur që e bëra. Dua të falënderojë pronarët dhe klubin”, theksoi ai.

/Shqip.com