Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Puig transferohet te La Galaxy

Riqui Puig

Konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit, por Gavi dhe Pedri ia “prishën” planet.

Riqui Puig do e vazhdojë karrierën në Amerikë, te La Galaxy.

Skuadra katalunase e ka të drejtën e riblerjes së lojtarit dhe do të arkëtojë 50% nga çdo shitje e ardhshme e tij – nga Galaxy.

Puig zhvilloi 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.

Ndërsa, shënoi vetëm një gol.

Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet./Shqip.com