Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: PSG emëron Galtier në krye të stolit

(Foto: PSG, Twitter)

Nënshkrimit me francezin i kishte prirë shkarkimi i Pochettinos.

PSG ka emëruar trajnerin e tyre të ri, Christophe Galtier.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi parisien në faqet e tyre zyrtare.

Galtier do të mbetet në “Parc Des Princes” deri në vitin 2024.

Ai do të synojë – përveç atyre vendor – trofe në arenën ndërkombëtare, përkatërsisht atë të Ligës së Kampionëve.

Trofeu me veshë të mëdhenj mbetet objektivi kryesor i kryeqytetasve, që nuk e kanë asnjë të tillë në mbi 50 vite histori.

Kjo është arsyja edhe e shkarkimit të argjentinasit Poch, ani pse triumfoi në Ligue 1, për të rikthyer sundimin monopolist.

Trofe ky, që u përvodh nga Lille më 2021, kur – ironikisht – në krye të stolit ishte pikërisht Christophe Galtier.

Galtier duke festuar titullin kampion me Lille

Pas Lille, ai drejtoi skuadrën e Nice që ishte në krizë, duke u siguruar pjesëmarrje në gara evropiane.

Përndryshe, PSG do te duhet t’i paguajë 15 milionë euro Pochettinos, kurse kontrata e nënshkruar me Galtier është me vlerë 10 milionë sosh. /Shqip.com