Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Premierliga miraton – blerjen e Chelseat nga Todd Boehly

Todd Boehly

Premierliga ka miratuar marrjen e Chelseat prej 4.25 miliardë funtesh nga një konsorcium i udhëhequr nga bashkëpronar i LA Dodgers, Todd Boehly, njofton BBC.

Liga thotë se konsorciumi ka kaluar testin e pronarëve dhe drejtorëve të tij.

Chelsea u nxor në shitje përpara se pronari Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Blerja – mbetet subjekt i lëshimit të licencës së kërkuar të shitjes nga qeveria dhe përfundimit të fazave përfundimtare të transaksionit.

Sepse, Qeveria nuk dëshiron që Abramovich të bëjë ndonjë të ardhur nga shitja.

Në fillim të këtij muaji, marrëveshja dukej afër kolapsit për shkak të shqetësimeve që të ardhurat nuk do të arrinin kauza të mira siç ishte premtuar nga Abramovich.

Abramovich mohoi se ai kishte kërkuar që huazimi i tij prej 1.5 miliardë funtesh te Chelsea të shlyhej kur klubi u shit.

Disa palë shprehën një interes, por Chelsea ra dakord t’ia shesë konsorciumit të udhëhequr nga Boehly në fillim të majit.

Konsorciumi udhëhiqet nga Boehly, por Clearlake Capital, një firmë e kapitalit privat kalifornian, do të zotëronte shumicën e aksioneve në Chelsea. Investitorë të tjerë përfshijnë miliarderi amerikan Mark Walter, gjithashtu bashkëpronar i LA Dodgers, dhe miliarderi zviceran Hansjoerg Wyss.

Chelsea është lejuar të vazhdojë të operojë nën një licencë të veçantë qeveritare e cila skadon më 31 maj.