Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Portugalia mbetet pa trajner, largohet Fernando Santos

Kombëtarja e Portugalisë dhe përzgjedhësi Fernando Santos janë ndarë edhe zyrtarisht.

Lajmi konfirmohet nga mediat portugeze dhe me gjerë, shkruan Shqip.com.

Portugezët u eliminuan nga Kupa e Botës në çerekfinale, duke u mposhtur nga Maroku me rezultat 1:0.

Santos ishte një ndër figurat më të përfolura në Botëror pasi në dy ndeshje radhazi e la në bankën e rezervistëve yllin Cristiano Ronaldo.

Santos ishte pjesë e Portugalisë prej vitit 2014.

Suksesi më i madh i tij me Portugalinë ishte triumfi në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Ai fitoi edhe edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

/Shqip.com