Zyrtare: Pogba rikthehet në Juventus
Publikuar:
(11.07.2022 11:39:04)

“Zonja e Vjetër” dhe Paul Pogba i kanë bashkuar rrugët përsëri.
Mesfushori francez edhe zyrtarisht është rikthyer te Juventusi.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 – sipas Fabrizio Romanos.
Shtatgjati ishte larguar nga Torino në vitin 2016 – për në Manchester United.
Asokohe – “Djajtë e Kuq” kishin paguar për shërbimet e tij 100 milionë euro.
Ndërsa – Juve e ka rikthyer si transfer të lirë – pa paguar asnjë cent.
Përveç Pogbas, skuadra e udhëhequr nga Massimiliano Allegri do të përforcohet ditëve në vijim edhe me Angel Di Marian. Si duket një revoulucion po fillon të bardhezinjtë./Shqip.com