Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Pjanic largohet nga Barcelona

Miralem Pjanic

Edhe pse në ndeshjet para-sezonale pari paraqitje mjaft të mira, me fillimin e sezonit u vërtetua se Miralem Pjanic nuk ishte në planet e Xavit.

Tani ai edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona.

Pjanic i ka thënë lamtumirë Spanjës dhe ka nënshkruar për Sharjah FC.

Thashethemet për një largim nga Spotify Camp Nou filluan të qarkullojnë të hënën dhe shumë shpejt pati një marrëveshje për një kontratë trevjeçare.

32-vjeçari ka fluturuar mbrëmë drejt Lindjes së Mesme për të kryer formalitetet dhe për të finalizuar transferimin.

Pjanic duhej të përfundonte sot testet mjekësore dhe me çdo gjë që po shkonte pa lemza, ai tani është lojtar i Sharjah FC.

Siç konfirmohet në deklaratën e tyre, Pjanic i bashkohet Sharjah FC në një transferim të lirë pasi Barcelona e ndërpreu kontratën e tij, e cila kishte edhe dy vjet të mbetura në të.

Pjanic, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Sharjah FC me opsion për një vit të tretë.

I nënshkruar nga Juventusi në vitin 2020, mesfushori largohet nga Barcelona pasi bëri vetëm 30 paraqitje, asnjëra prej të cilave nuk erdhi në sezonin aktual./Shqip.com