Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Onana te Interi

Interi ka kompletuar transferimin e portierit nga Kameruni, Andre Onana, si një transferim i lirë nga Ajax.

“Nerazzurrët” përmes një deklarate në faqen e tyre zyrtare e kanë konfirmuar se ish-lojtari i Ajax ka nënshkruar një marrëveshje me klubin.

Nuk është bërë e ditur se sa e gjatë është kontrata, por disa raporte sugjerojnë se është arritur një marrëveshje pesëvjeçare.

Nuk u përmend gjithashtu pagat e lojtarit, por është raportuar gjerësisht se ai ka nënshkruar një marrëveshje që do ta shohë atë të fitojë rreth 3 milionë euro në vit deri në fund të qershorit 2026.

Onana bëhet lojtari i parë nga Kameruni që nënshkruan për Interin që nga legjenda Samuel Eto, i cili u bashkua nga Barcelona në verën e vitit 2009 në një marrëveshje që bëri që Zlatan Ibrahimovic të shkojë në anën e kundërt.

Ish-lojtari i ekipit të të rinjve të Barcelonës bëhet lojtari i pestë kamerunian që nënshkruan për Interin pas Pierre Womé, Daniel Maa Boumsong, Samuel Ipoua dhe Samuel Etoó-s të lartpërmendur.

Onana iu bashkua ekipit të të rinjve të Ajax-it të krijuar në janar 2015 dhe bëri debutimin e tij të plotë në ekipin e parë gjatë sezonit 2016/2017 dhe që atëherë ka luajtur 214 herë në të gjitha garat, duke fituar tre tituj të ligës holandeze, dy Kupa Hollandeze dhe një Superkupë Hollandeze.

Për që Interi vetëm pakë ditë më parë vulosi rikthimin e Lukakut në formë të huazimit nga Chelsea./Shqip.com