Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Newcastle United nënshkruan me portierin gjerman Loris Karius

“Gardiani” gjerman Loris Karius do ta vazhdojë karrierë në Premierligë.

Ai ka nënshkruar me skuadrën Newcastle United

29-vjeçari mbeti pa klub në korrikun e vitit të kaluar, ndërkohë që Neëcastle e mori në provë më 12 shtator.

Neëcastle njofton se ka firmosur kontratë me Karius deri në fundin e këtij sezoni.

Skuadra e Eddie Howe po garon për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe përkohësisht renditet në vendin e katërt.

Karius njihet për gabimet e mëdha në ndeshjen Liverpool-Real Madrid, finalen e Ligës së Kampionëve (2018), që i kushtuan shumë shtrenjtë, pasi “The Reds” humbi trofeun.

Ai më pas ka luajtur në Besiktash.

/Shqip.com