Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Nëntë ditë para Kupës së Botës, Senegali vendos për përzgjedhësin

Federata Senegaleze e Futbollit ka njoftuar për zgjatjen e kontratës së trajnerit të kombëtares, Aliou Cisse.

Trajneri do të jetë në krye të ekipit të parë deri në vitin 2024, shkruan Shqip.com.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Federata e Senegalit.

Cisse e kishte fituar Kupën e Afrikës me Senegalin dhe tashmë do të tentojë paraqitje sa më pozitive edhe në Kupën e Botës, kompeticion ky që fillon pas 9 ditëve.

Senegali luan ndeshjen e parë ndaj Holandës më 21 nëntor, ndërsa më pas luan kundër Katarit më 25 nëntor dhe Ekuadorit më 29 nëntor.

Senegali ditën e sotme është tronditur nga lajmi se nuk mund të aktivizohet në Botëror ylli Sadio Mane që luan me Bayern Munich, por gjithsesi ai është përfshirë në listë me shpresën se do të rikuperohet për ndeshjen e tretë.

/Shqip.com