Sport Shqiptar

Zyrtare: Nedim Yigit emërohet trajner i Lirisë

KF Liria ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të ri, turkut Nedim Yigit.

Liria arriti të sigurojë inkuadrimin në Superligën e Kosovës falë fitores në penallti ndaj Ferizajt në ndeshjen e barazhit.

Disa ditë pasi siguruan një vend në elitë për sezonin 2023/24, Liria ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhengis Rexhepi.

Megjithatë, prizrenasit nuk kanë qëndruar duarkryq dhe sot (e mërkurë) kanë konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të ri, Nedim Yigit.

Yigit ka punuar me shumë klube dhe akademi të njohura në Turqi, diku si trajner dhe diku tjetër si ndihmës, ndërsa ishte edhe pjesë e stafit të Kombëtares Turke.

Klubi prizrenas nuk ka njoftuar për kohëzgjatjen e kontratës.

/Shqip.com