Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Napoli emëron trajnerin e ri

Luciano Spalletti është larguar nga pozita e trajnerit të Napolit.

Spalletti drejtoi Napolin në fitimin e titullit në Serie A pas 33 vjetësh, por sot është larguar zyrtarisht nga pozita e trajnerit.

E vendin e tij e ka zënë Rudi Garcia, i cili edhe është zyrtarizuar nga klubi Italian.

Garcia më herët ka drejtuar skuadrat si Roma e Lille, kurse së fundmi kishte qenë trajner i Al-Nassr në Arabinë Saudite.

/Shqip.com