Lajme

Zyrtare: Mungesë e madhe për “Los Blancos” në ndeshjen ndaj Cityt

Gabriel Jesus duke shënuar ndaj Real Madridit

Të mërkuren e kësaj jave zhvillohet ndeshja e kthimit mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Këta të fundit kanë epërsinë prej një goli, në dramën shtatë golëshe që u mbyll 4:3.

Ndeshja që luhet në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve do të jetë diç më e vështirë për vendasit, kjo pasi që David Alaba nuk do të jetë në fushën e blertë, raporton “Marca”.

Stërvitjet e madrilenëve të hënën, para ndeshjes me Cityn

Në stërvitjet e rregullta të mbajtura të hënën, qendërmbrojtësi nuk ishte në gjendje t’i zhvillonte ato.

Austriaku u detyrua të largohej në ndeshjen e parë të martën e kaluar dhe ai humbi ndeshjen e fundit ndaj Espanyolit shkaku i lëndimit.

Carlo Ancelotti duket se do të startojë tandemin defanziv të përbërë nga dyshja Eder Militao dhe Nacho Fernandez.

Nacho dhe Militao

Alaba është lojtari i dytë me minutazhën më të madh të luajtur në sezonin e Real Madridit deri më tani, vetëm pas Militaos, duke e vështirësuar punën e një rikthimi si ndaj PSG-së dhe Chelseat.

Përndryshe, edhe ekipi i Pep Guardiolas nuk është se do të jetë i tëri, si shkak i lëndimeve të Kyle Walker që mungoi ndeshjen e parë dhe John Stones që luajti thuajse të gjithë pjesën e parë me një lëndim.

Kyle Walker u lëndua ndaj Atletico Madridit në çerekfinale

Cityzens vijnë në “Santiago Bernabeu” me synim të fitores, por edhe një barazim do t’u mundësonte atyre të kapnin finalen e dytë në histori të klubit, me të parën që e patën vitin e kaluar por që u mposhtën minimalisht nga Chelsea 1:0. /Shqip.com