Zyrtare: Migjen Basha i bashkohet stafit të trajnerëve të Lausannes

Ish-futbollist nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha është zyrtarizuar në stafin teknik të FC Lausanne-Sport, ekip që garon në Superligën e Zvicrës.
Ai do të jetë si ndihmës-trajner dhe një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë klubi zviceran, përcjell Shqip.com.
Një hap i rëndësishëm ky në karrierë për Bashën, që më parë ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë duke luajtur 33 ndeshje me fanellën “kuqezi” duke shënuar dhe tre gola.

Furtbollisti nga Suhareka është shfaqur me fanelën e Laussanes, ku nuk ka munguar as urimet për të.
Kujtojmë që kursin e trajnerit, ai e ka bërë në Shqipëri, ndërsa tanimë ka nisur një faqe të re në karrierën e tiji sportive.
Bashka e ka një karrierë të pasur si futbollist duke luajtur në Itali e Zvicër.
/Shqip.com