Zyrtare: Mentor Zhdrella i jep fund karrierës si futbollist

Pesë herë futbollisti më I mirë në Kosovë I shpallur nga Federata e Futbollit e Kosovës, Mentor Zhdrella i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist.
Lajmi konfirmohet nga vetë Zhdrella përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan Shqip.com.
Zhdrella është një ndër lojtarët më cilësor në dekadën e fundit në Kosovës.
Ai i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin tonë.
Postimi nga Mentor Zhdrella në Facebook, pa ndërhyrje
Të dashur miq Çdo fillim e ka fundin e vetë, edhe karrierës time si futbollist i erdhi fundi.
Ndihem jashtëzakonisht i lumtur sepse kam arritur ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Ai më dha disa nga momentet më të mira të jetës sime, më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe suksese.
Ndjej kënaqësi të jashtëzakonshme kur kthej kokën mbrapa dhe shikoj atë çfarë kam bërë në futboll në këto 20 vite të kaluara, ku kam bërë shoqëri fantastike dhe shumë trofe të fituara si dhe suksese individuale të arritura.
Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e karrierës sime, të gjithë trajnerët, klubet ku kam luajtur, të gjithë bashkëlojtarët, fansat, anëtarët e familjes dhe miqtë.
Jam gjithmonë mirënjohës klubit të 2 Korrikut, aty ku fillova ta jetësoj ëndrrën. Po ashtu e paharruar në memorjen time do të mbetet epoka që kam kaluar me Prishtinën, Hysin, Dritën, Feronikelin, Llapin, Dukagjinin e Kekun si dhe kulminacioni i krenarisë që ishte fanella e kombëtares së Kosovës.
Me respekt, Mentor Zhdrella.
/Shqip.com