Sport Shqiptar

Zyrtare: Mentor Zhdrella emërohet drejtor sportiv i Llapit

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Mentor Zhdrella është emëruar drejtor sportiv i Llapit.

Kjo është bërë e ditur nga klubi llapjan me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

34-vjeçari është prezantuar sot në prani të kryetrajnerit Tahir Batatina.

Zhdrella për Llapin ka dhënë kontribut edhe si futbollist për disa vite, ndërsa nga tash do të jetë në pozitë të re.

Edhe vetë Zhdrella është shprehur i kënaqur me emërimin e tij në pozitën e drejtorit sportiv, teksa pas emërimit është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.

“Falënderoj bordin drejtues të klubit, Presidentin e klubit z. Beqir Batatina për besimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur për emërimin tim në këtë pozitë kaq të rëndësishme. Kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që ka bërë klubi besoj do ia dalim t’i arrijmë objektivat tona”, deklaroi Zhdrella

/Shqip.com