Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Mehmeti bën hapin e madh në karrierë, nënshkruan me skuadrën angleze

Anis Mehmeti po fillon të ngjisë shkallët e karrierës së tij. Mesfushori që po shkëlqen me Wikomben në Angli është duke u transferuar në Championship (kategoria e dytë angleze, pas Premierligës).

Mehmeti do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore te klubi i Bristol City, pas një akordi që është gjetur me lojtarin dhe klubin e shqiptarit që garon në kategorinë e tretë angleze.

Pas vizitave, 22-vjeçari do të kompletojë edhe kalimin te Bristol në ditën e fundit të merkatos. Mësohet se nga ky transferim, Wikombe do të përfitojë 1 milion funte.

Për Mehemetin ky është një hap i madh në karrierë dhe në rast se shkëlqen, transferimi në Premierligë do jetë çështje kohe.

Mehmeti është reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë U-21.

/Shqip.com