Sport Shqiptar

Zyrtare: Mbyllet “çështja” Hoxha, Llapi dhe Vllaznia merren vesh

Llapi merret vesh me Vllazninë për çështjen e futbollistit Rinor Hoxha.

Llapi dhe Vllaznia e Pozheranit kanë lënë anash mosmarrëveshjet për futbollistin Rinor Hoxha.

Klubi llapjan zyrtarizoi ardhjen e Hoxhës javë më parë në një kontratë për tri vjet, njofton FC Llapi, shkruan Shqip.com.

Por, Vllaznia reagoi dhe tha se futbollisti në fjalë kishte kontratë me klubin nga Pozherani.

Tani, Llapi ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me Vllazninë dhe se futbollisti Hoxha ka të drejtë loje me llapjanët.

Njoftimi pa ndërhyrje i Llapit

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐏Ë𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏

Klubi Futbollistik “Llapi” njofton se pas takimit të mbajtur në mes të kryetrajnerit të skuadrës, Tahir Batatina me drejtuesit e Klubit Futbollistik “Vllaznia” nga Pozherani është arritur marrëveshja që sulmuesi Rinor Hoxha të jetë pjesë e Llapit sipas marrëveshjes dhe kontratës 3-vjeçare.

Në emër të Presidentit të klubit, z. Beqir Batatina falenderojmë kryesinë e KF Vllaznia Pozheran për bashkëpunimin dhe korrektësinë në këtë drejtim.

Niveli i ngritjes dhe avancimit të talentëve në skuadrën e Llapit ka shtyrë drejtuesit e ekipit të Vllaznisë që t’i hap rrugët për transferimin e Rinor Hoxhës tek Llapi pa dëmshpërblim dhe me leje të klubit.

Njëherit u njoftojmë se tanimë klubi ka leje kalimin për transferimin e Hoxhës nga Vllaznia Pozheran dhe i njëjti ka të drejtë të aktivizohet me Llapin sipas kontratës së nënshkruar.

𝐙𝐲𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐭𝐲𝐩

𝟏𝟓 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑

/Shqip.com