Sport Shqiptar

Zyrtare: Malisheva vazhdon kontratat me këta futbollistë

FC Malisheva përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se i ka vazhduar kontratat me tre nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës.

Portieri Flamur Gashi e ka vazhduar qëndrimin për tri vitet e ardhshme dhe do të jetë pjesë e klubit deri ne vitin 2026.

Në njoftim bëhet e ditur se për tri vite e ka vazhduar kontratën edhe mbrojtësi Agon Xhaka.

Në dy vitet e ardhshme pjesë e Malishevës do të mbetet edhe mbrojtësi tjetër, Arbër Pira.

“Konfirmojmë se lojtarët kyçë të skuadrës kanë rinovuar kontratat me klubin”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com