Sport Shqiptar

Zyrtare: Malisheva konfirmon ndarjen me Bylbyl Sokolin

Klubi i futbollit Malisheva ka njoftuar të enjten mbrëma se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me trajnerin Bylbyl Sokoli.

Sokoli udhëhoqi Malishevën drejt sigurimit të ekzistencës edhe për edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në futboll. Por, Sokoli nuk ka vazhduar bashkëpunimin me Malishevën edhe për sezonin e ri 2023/2024.

“FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos rinovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm. Klubi e falënderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç ‘rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës”, shkruan në njoftimin e klubit.

Sokoli në të kaluarën ka drejtuar shumë skuadra të ndryshme në Kosovë, ndërsa ka punuar edhe në Maqedoni të Veriut.

/Shqip.com