Sport Ndërkombëtar

Zyrtare: Luka Modric firmos kontratën e re

Luka Modric ishte gjithashtu një nga emrat më të lakuar të merkatos së verës, me të ardhmen e kroatit që për disa kohë ishte në pikëpyetje.

Gjithsesi, 37-vjeçari ka vendosur që të rinovojë dhe për një vit me Realin e Madridit.

Duket se Modriç nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli europian, edhe pse sipas Fabricio Romanos, i erdhi një nga rrogat më të larta që është ofruar ndonjëherë nga Arabia Saudite.

Por duket se për yllin kroat nuk kanë rëndësi paratë, duke refuzuar ofertën e sheikëve dhe duke vazhduar dhe për një vit më shumë me “mbretërorët”.

/Shqip.com