Sport Shqiptar

Zyrtare: Lorik Boshnjaku është lojtar i ri i Vllaznisë së Shkodrës.

Mesfushori kreativ la Prishtinën para pas ditësh, pas plot shtatë vitesh karrierë aty.

Tani, Lorik Boshnjaku do të vazhdojë karrierë te Vllaznia e Shkodrës.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi shkodran përmes rrjeteve të tyre sociale.

Ish-kapiteni i Prishtinës ka nënshkruar për dy vite.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku”.

“Për 7 vite me radhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë”.

“Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu!”,u tha në njoftimin e klubit.

Përndryshe, Boshnjaku i bashkohet trajnerit Mirel Josa, me të cilin punoi edhe në kryeqytetin kosovar për dy vite. /Shqip.com