Sport Shqiptar

Zyrtare: Lojtari me përvojë transferohet te Prishtina

KB Prishtina ka vazhduar që të përforcohet për vazhdimin e kampionatit.

Klubi kryeqytetas ka angazhuar një lojtar amerikan.

Bëhet fjalë për Brooks DeBisschop. Ai është i gjatë 206 centimetra. Pos në NCAA ka luajtur në Bjellorusi, Gjermani dhe në Meksikë.

Te Prishtina presin shumë nga De Bisschop. “Brooks është mjaft i lëvizshëm, atletikë dhe me saktësi në gjuajtje”, ka shkruar Prishtina, përcjell Shqip.com.

Klubi prishtinas ka pritur shumë edhe nga amerikanët e mëhershëm që i ka angazhuar, por jo të gjithë kanë shfaqur nivelin e pritur.

/Shqip.com