Sport Shqiptar

Zyrtare: Llapit e prezanton afrimin e radhës

Avni Selmani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Llapin.

Kështu ka njoftuar klubi i Llapit, me anë të një postimi në “Facebook”.

“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se mbrojtësi i djathtë talentuar, Avni Selmani i cili mban emrin e dëshmorit, në ditën e çlirimit të Podujevës ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Llapin. Në një ditë të rëndësishme të përkujtimit të heronjëve dhe dëshmorëve tanë, trajneri ynë Tahir Batatina nuk i harron ata që ishin me të në ditë të vështira e as në ditë të mira”.

“Nipi i dëshmorit që ia ka përtrir emrin e tij, Avni Selmani – NUSHI është futbollist me potencial të jashtëzakonshëm me karakter të lartë që nuk e njeh dorëzimin në fushën e lojës. I shpallur kampion me kategorinë e tij U-19, ku ishte ndër më të mirët, Nushi tashmë kalon në ekipin senior dhe do vazhdoj të jap kontributin e tij për klubin e qytetit”, shkruhet në njoftimin e Llapit.

/Shqip.com