Zyrtare: Llapi dhe Martinos Christofi ndajnë rrugët
Publikuar:
(18.04.2023 12:23:28)

Futbollisti Martinos Christofi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Llapit, kështu ka bërë të ditur vetë klubi llapjan nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.
Sipas njoftimit ekipi llapjan dhe Martinos kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme:
Njoftimi i Llapit:
Ju njoftojmë se me marrëveshje të dyanshme kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Martinos Christofi.
Martini u bë pjesë e jona gjatë afatit kalimtar të janarit, por që palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me marrëveshje si dhe falenderojmë atë për angazhimin dhe kontributin e dhënë.
/Shqip.com